Një tjetër kompania ajrore do të nisë fluturimet në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”. Është fjala për kompaninë spanjolle “Iberia”. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku.
Në një postim në Facebook, Balluku shkruan se fluturimet Madrid-Tiranë-Madrid do të nisin nga 20 Qershori.
“Lajm i mirë për Aviacionin Civil Shqiptar. Një tjetër kompani prestigjioze do të nis fluturimet në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”. Iberia spanjolle nga 20 Qershori do të fluturojë Madrid-Tiranë- Madrid”, shkruan Balluku.