Ka nisur shpërndarja e bonusit nga Pakoja e Madhe për pensionistët. Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale një rast të një pensionisti që po merr bonusin siç thotë ai, sipas premtimit.
Kreu i qeverisë bën me dije se do të programohet një tjetër bonus për pensionistët. Kjo do të ndodhë në muajin Prill me marrjen e këstit të parë të taksës së jashtëzakonshme mbi eksportuesit e energjisë.
“Të gjithë pensionistët po marrin këto ditë sipas premtimit bonusin e Pakos së Madhe dhe urojmë ta kenë sa më të mbarë e me shëndet të plotë, vitin që sapo ka nisur. Me marrjen e këstit të parë të taksës së jashtëzakonshme mbi eksportuesit e energjisë në muajin prill, do të programojmë një tjetër bonus për pensionistët, që barra e inflacioni i luftës për ta të vazhdojë të jetë sa më pak e ndjeshme”, njoftoi Rama.