Aktualitet Tv Klan nderon maestro Lalon, ndërpritet emisioni “C’est la vie”

Tv Klan nderon maestro Lalon, ndërpritet emisioni “C’est la vie”

Në shenjë respekti për ndarjen nga jeta të Aleksandër Lalos, TV Klan ndërpreu menjëherë emisionin C’est la vie mbrëmjen e së dielës.

Vdekja e papritur e maestros ka qenë një lajm i hidhur për bashkëpunëtorët e tij në emisionin.

Profesori ishte pjesë e jurisë, që vlerësonte konkurrentët që këndojnë live në skenën e C’est la vie.

Emisioni ishte i regjistruar dhe transmetohej pikërisht në orët kur edhe Aleksandër Lalo ndërroi jetë.