Extra Qyteti europian ideal për të jetuar: Ka 300 ditë me diell, paga...

Qyteti europian ideal për të jetuar: Ka 300 ditë me diell, paga mbi 3500 euro dhe…

Nëse keni ëndërr për një qytet ideal për të jetuar, ndoshta është koha t’i kushtoni vëmendje Lisbonës, një nga qytetet më të vjetra në botë që është plot histori dhe ngjyra gazmore, ku dielli shkëlqen 300 ditë në vit dhe temperatura bie rrallë nën 15 gradë Celsius.

Kryeqyteti dhe qyteti më i madh i Portugalisë është i famshëm për rrugët e tij gjarpëruese, me kalldrëm dhe ngjitje-zbritje, ndërtesat shumëngjyrëshe, tramvajet e verdhë, pllakat qeramike blu që zbukurojnë pjesën e jashtme të fasadave dhe një drejtim të veçantë muzikor – fado, një zhanër që e ka origjinën në vend në fillim të shekullit të 19-të.

Në Lisbonë, ju ndiheni të sigurt duke bredhur ditë e natë dhe ku do të gjeni hotele dhe restorante për shijen, buxhetin dhe kërkesat e të gjithëve – me këto fjalë Bordi Turistik i kryeqytetit të Portugalisë fton vizitorë nga e gjithë bota të eksplorojnë metropolin romantik në bregun e Atlantikut.

Qyteti që shtrihet mbi shtatë kodra nuk lë askënd indiferent. Përveç atraksioneve të bukura turistike që të thërrasin si një magnet i fortë, ne eksploruam pse Lisbona është një nga qytetet më të mira për të jetuar në Europë.

Paga mesatare në Portugali është rreth 1269 euro në muaj, raporton nhglobalpartners.com. Paga mesatare e punonjësve në Lisbonë është dukshëm më e lartë se në pjesën tjetër të Portugalisë dhe arrin në rreth 3755 euro në muaj.

Qytetet më të mëdha si Porto dhe Lisbona kanë pagat mesatare më të larta, ndërsa zonat më pak të zhvilluara dhe më të largëta priren të kenë paga më të ulëta.

Si krahasohet paga mesatare në Portugali me vendet fqinje? Paga mesatare në Portugali është më e ulëta në Europën Perëndimore dhe më shumë në përputhje me pagat në Evropën Lindore dhe Qendrore. Megjithatë, kostoja relativisht e ulët e jetesës kompenson pagat e ulëta.

Paga mesatare më e ulët për punëtorët e teknologjisë në Portugali është 1,430 € në muaj dhe mesatarja më e lartë është 4,510 € në muaj. Paga mesatare e një inxhinieri në Portugali është 2410 euro në muaj.