Kryesore Turqia pas Paktit Detar me Greqinë, Rama: O Allah!

Turqia pas Paktit Detar me Greqinë, Rama: O Allah!

Kryeministri Rama ka mohuar që pas rrëzimit të Paktit Detar me Greqinë të jetë Turqia apo më saktë Erdogani, siç e akuzon ish-paraardhësi i tij Berisha.

“O Allah!”, ka psherëtirë Rama në një moment dhe më pas ka arsyetuar duke thënë se nëse Turqia ka rrëzuar një pakt për të patur një tjetër, si ka mundësi që ky tjetri të jetë me dëm, referuar akuzave të llojit  tjetër të ish-kryeministrit Berisha se pakti ri i Ramës me grekët është me humbje për Shqipërinë.

Rama, ashtu siç ministri i Jashtëm Bushati, premtoi se Pakti i ri Detar me Greqinë do jetë shumë më i mirë se ai i nënshkruar nga Berisha.

Si arritje e negociatave Tiranë–Athinë, Rama vlerësoi faktin se tre çështje që sipas tij deri dje grekët as që i përfillnin, rishikimi i Paktit Detar, Ligji i Luftës dhe Çështja Çame, sot janë në tryezën e bisedimeve.