Luiz Ejlli, artisti që merr pjesë në realit show-n Big Brother VIP, e ka shprehur hapur simpatinë e tij për kryetarin e PD, Sali Berisha.
Në Task Force me gazetaren Sonila Meço në Syri Tv, lideri i opozitës e falenderoi Luizin për dollinë që ngriti për të.
Berisha e quajti këngëtarin e njohur si kampion të showbiz-it i cili në kohë rekord shtoi fansat e tij.
“Është një demokrat i njohur në të gjitha qëndrimet e tij, me një energji të pashtershme siç e dëshmon. Një njeri, një mjeshtër në marrëdhëniet publiket në fushën e tij të showbiz. Ka përdorur të gjithë talentin e pamohueshëm për të tërhequr fansa, mbështetës, simpatizantë me shpejtësi të jashtëzakonshme. Gjithmonë artistët janë kampionë në mediat sociale. E falenderoj shumë për dollinë”, tha Berisha.