Autoritetet britanike kanë njoftuar se kanë deportuar në Shqipëri 26 shtetas shqiptarë të dënuar për krime të ndryshme ose që kanë hyrë në ishull me gomone.
Përmes një postimi në rrjete sociale “Home office” bën me dije se shqiptarët kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në Britaninë e Madhe ose janë dënuar aty për përfshirje në veprimtari të paligjshme si posedim armësh apo trafik droge.
“Sot kemi kthyer në Shqipëri 26 persona pa të drejtë qëndrimi në Britaninë e Madhe.
Në listë janë njerëz që mbërritën në mënyrë të paligjshme me varka të vogla dhe të tjerë të dënuar për krime, duke përfshirë posedimin e armëve dhe furnizimin me drogë të klasit A, me një dënim të kombinuar prej 44 vjetësh”, njoftojnë autoritetet britanike.