Gazetari i njohur italian Salvatore Cusimano ka deklaruar për RTSH se arrestimi i bosit mafioz Matteo Messina Denaro pas 30 vitesh në arrati, mbyll një faqe gjakatare dhe dramatike të historisë së Italisë. Cusimano u shpreh se eksponenti i fundit i krahut mafioz korleonez, duhet të përgjigjet për të gjithë krimet që ka kryer.
“Arrestimi i Matteos po mbyll një faqe gjakatare, dramatike të historisë së Italisë, sepse është eksponenti i fundit i krahut mafioz korleoneze, i Salvatore Riinas, padroni i padronëve të ’93, ky arrestim i tij po mbyll atë faqe. Ai duhet të përgjigjet për gjithçka ka bërë, për masakrat e ’93-shit dhe shumë e shumë krimeve. Mund të kujtojmë këtu atë të një fëmije jo më shumë se 10 vjeç, ishte fëmija i një bashkëpunëtori të drejtësisë, ai e rrëmbeu dhe më pas e vrau, e treti në acid. Një njeri i fuqishëm që ai diti të rrethojë me një rrjet të madh, dhe pati shumë impreditor, dhje ai u mor shumë me ndërtimet, energjinë elektrike, me super tregjet dhe u pasurua. Ai thuhet se sot ka një pasuri 4-6 mln euro.
Arrestimi i tij nuk do të thotë se ishte fundi i mafias, se mafia do vazhdojë të ekzistojë. Sepse në Siçili, kemi zhvillimin e këtij vendi. Pas 1992-1993 pas masakrave, kemi një rebelim të ndërgjegjieve tona, një ndërgjegjësim për rolin e mafias për të krijuar këtë nënzhvillim”, tha gazetari i njohur italian, teksa u shpreh më tej, se mafia e sotme nuk është aq e fuqishme dhe terroriste sa ajo e viteve ’90.
Duke u ndalur te Ndrangheta, Cusimano u shpreh se është një nga më të fuqishmet, nga mënyra e ndërveprimit të saj, jo vetëm në Itali por edhe me kriminalitetin shqiptar.
“Falë atyre sakrificave të gjykatësve, Italia ka në dorë një instrument legjislativ dhe parlamentar, që të kundërshtojë mafian në mënyrë të saktë dhe të bëhet kryeqyteti i antimafias. Nuk është e vërtetë që mafia siçiliane është më e dobët sot krahasuar me vitet ’90, por ai ka lidhje me politikën, politikanë të korruptuar, i lidhur me shërbimet sekrete, me masoneritë. Ka një rrjet të madh sipërmarrësish që bëjnë pjesë këtu. Ato vazhdojnë këtë pjesë. Kemi atë punëtorin, të vegjlit që shpërndajnë dronë.
Mafia e sotme nuk është aq e fuqishme dhe terroriste si në ’90. Kemi Ndraghetan që është një nga më të fuqishmet, nga mënyra e ndërveprimit të saj, jo vetëm në Itali por edhe jashtë shtetit, ajo ka edhe bashkëpunim me kriminalitetin dhe me atë shqiptar”, tha ai.
Gazetari i njohur u ndal më tej te dy magjistratët që zbuluan sekretet e mafias në vitet 1980, Paolo Borsellino dhe Giovanni Falcone. Cusimano shprehet se shpeshherë, ata kanë qenë të vetmuar, ndërsa vlerësoi sakrificën e tyre në luftën ndaj mafias.
“Unë e njoh shumë mirë dhe Falconen e Borselinon, kam punuar me ta, kam ndjekur proceset që kanë bërë në vitet ’80 e deri pak muaj më parë. Kam vlerësuar sakrificën e tyre dhe si kanë luftuar mafian. Shpesh kanë qenë dhe të vetmuar. Tani kemi një ndërgjegjësim në opinionin publik italian, por kjo nuk mjafton. Mafia ka qenë instrument për të mbajtur status quon për të mbajtur një ekuilibër politik. Ajo është përdorur dhe nga shërbimet sekrete dhe grupet ekstremiste të djathta që ata ta mbajnë këtë dhe të jenë në udhëheqje të vendit tonë. Në muajt e ardhshëm kur të kryhen hetimet, do dimë më shumë. Denaro do arrijë të pranojë të bashkëpunojë me drejtësinë. Arrestimi i tij është akt gjyqësie kundrejt atyre mijëra njerëzve që kanë dhënë jetën në këtë luftë pa mbarim që nga vitet ’80, një mijë të vdekur kemi”, shtoi ai.
Pyetur më tej nëse janë aktiv shqiptarët në ngjarjet kriminale në Itali, gazetari italian theksoi se Shqipëria bën pjesë në hetimet e masakrave të ’92.
“Shqipëria është përfshirë në trafiqet e drogës, ka edhe kontakte me Ngraghetan. Por edhe Shqipëria bën pjesë në këto hetime të atyre masakrave të ’92. Kur ai ishte në burg po fliste me një të burgosur për një shqiptar, ekspert eksplozivi që kishte dhënë kontribut në këtë masakër”, tha gazetari italian.