Gazetari Artan Hoxha ka folur edhe një herë për misterin e zhdukjes së të shumëkërkuarit Ervis Martinaj.
Hoxha tha se autoritet ende nuk kanë një përgjigje përfundimtare, por që sipas tij kanë një version që është ai i rrëmbimit dhe më pas ekzekutimit të Martinajt. Ndër të tjera gazetari tha se pas zhdukjes së Martinajt atentatet u ndërprenë në vend.
“Autoritetet tona nuk kanë përgjigje, kanë një version të tyre. Versioni i tyre është i njëjti me atë që kam deklaruar unë që kemi të bëjmë me një rrëmbim zhdukje dhe më pas eleminimi fizik të Martinajt.
Kemi parë dhe kontrollet në banesat e Martinajt por ende nuk ka një përgjigje zyrtare për fatin e tij. Ajo që sot është e pamohueshme është se ai është zhdukur, rrethi i tij ka dalë jashtë loje.
Pas zhdukjes së tij u ndërprenë atentatet me armë si me thikë, por kemi dhe ngjarjen e vrasjes së kushëririt të tij Brilant Martinaj ende e pazbardhur”, tha Hoxha në News24.