Aktualitet E zuri poshtë betoniera, humb jetën shqiptari në Itali

E zuri poshtë betoniera, humb jetën shqiptari në Itali

Një punëtor shqiptar humbi jetën në një aksident tragjik në Itali, ndërsa ishte duke punuar.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në një kantier ndërtimi në Vigevano të Paveses, kur 44-vjeçari Aleks Palushi u dëmtua rëndë nga një mekanizëm i betonierës.

Policia shkoi menjëherë në vendngjarje dhe rrethoi zonën për të zbardhur ngjarjen.