Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një nënë e re i ka marrë jetën nga pakujdesia foshnjës që kishte pak ditë që e kishte sjellë në jetë.
Detajet e ngjarjes tragjike i ka dhënë babai i fëmijës treditëshe, i cili fajëson stafin e spitalit për atë që u ndodhi.
Fëmija ka ndërruar jetë nga asfiksia pasi të ëmën e kishte zënë gjumi, ndërsa e ushqente me gji. Bashkëshorti i saj është shprehur se nëna e foshnjës ishte shumë e lodhur dhe ekipi mjekësor i sollën menjëherë foshnjën për ta ushqyer pa i dhënë mundësinë që të merrte veten.
Prokuroria në vend ka hapur dosjen hetimore për vrasje nga pakujdesia.
Ngjarja
Gruas shtatzënë i nisën dhimbjet e lindjes në orën 04.00 të mëngjesit dhe mundi ta sillte fëmijën në jetë vetëm pas 17 orësh.
“Ata kërkuan që ajo t’ia ndërronte vetë pelenën. Por ajo nuk mundej as të ngrihej dot në këmbë,” tregon bashkëshorti i saj.
Nëna kishte kërkuar që fëmijën ta çonin te sektori i të porsalindurve që të kishte mundësi të pushonte disa orë por nuk ia kishin lejuar.
“Shumë gra kanë mbetur vetëm nëpër pavijone edhe për shkak të kufizimeve anti-Covid. Duhet të rishikohen protokollet”, theksoi bashkëshorti i saj.
Tashmë policia ka sekuestruar kartelat mjekësore, është identifikuar personeli në detyrë dhe mbetet që hetuesit të duhet të kuptojnë pse i porsalinduri mbeti vetëm pranë nënës pa e vënë re askush.