Miliarderi Bill Gates ka investuar në një start-up australian për teknologjinë klimatike që planifikon të reduktojë emetimet e metanit nga gromësirat e lopëve.
Prej kohësh tashmë, themeluesi i Microsoft ka ngritur zërin për ndikimin që industritë e prodhimit të mishit kanë mjedis. Metani është gazi më i zakonshëm serë pas dioksidit të karbonit.
Kafshët barngrënëse si lopët, dhitë dhe dreri prodhojnë metan kur stomaku i tyre shpërbën fibra të forta si bari për tretje.
Ky proces fermentimi krijon gaz metan, i cili më pas kryesisht nxirret përsëri nga organizmi. Studimet kanë treguar se ushqyerja e lopëve me alga deti mund të ulë ndjeshëm emetimin e këtij gazi në natyrë.
Start-upi që ndodhet në Perth, Rumin8, po punon për një suplement dietik, i riprodhuar në mënyrë sintetike nga alga e kuqe e detit, që ndalon krijimin e gazit.
Kompania njoftoi në një deklaratë se kishte mbledhur 12 milion dollarë në një fushatë financimi të udhëhequr nga Breakthrough Energy Ventures, të cilin Gates e themeloi në 2015.
Firma e investimeve mbështetet gjithashtu nga shefi ekzekutiv i Amazon, Jeff Bezos, dhe sipërmarrësi kinez dhe bashkëthemeluesi i Alibaba, Jack Ma.
Në vitin 2019, metani në atmosferë arriti nivele rekord, rreth dy herë e gjysmë mbi atë që ishte në epokën para-industriale. Ajo që i shqetëson shkencëtarët është se metani ka “muskuj” kur bëhet fjalë për ngrohjen e planetit.
Molekulat individuale të metanit kanë një efekt ngrohjeje më të fuqishme në atmosferë sesa molekulat e vetme të CO2. Gjatë një periudhe 100-vjeçare, metani ngrohet 28 deri në 34 herë më shumë se dioksidi i karbonit.