Nëse ka diçka që mund ta nxjerrë Luizin jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP Albania” (përveç thyerjes së ndonjë rregulli) është prania e një personi.
Kush? Ish-i dashuri i Kiarës. Pra, Butrint Imeri.
“E vetmja gjë që shoh unë, që mund të më largojë komplet jashtë loje, po supozojmë, është që të hyjë ish-i dashuri i Kiarës. Ai më nxjerr jashtë komplet, pa më bërë asgjë, thjesht prania e tij. Sepse unë nuk e kam diçka me Kiarën, diçka të vendosur dhe përsa kohë nuk e kam…”, tha ai teksa po bisedonte me Valbona Memën dhe Bjordin.
“Nëse vjen aty do them ‘ishte kënaqësi. Nëse dikush është ende i mërzitur me mua, kërkoj falje’ dhe iki. Nuk rri dot. Nisem me atë idenë ‘Ose unë, ose ky në shtëpi’”, tha në një tjetër moment.
Bjordi, nga ana tjetër, shtoi me shaka: “Luiz, mos jep kështu idesh, se ‘Vëllai i Madh’…”
“Prandaj jam duke ia dhënë, që nëse e ka ndërmend…jepi”, u përgjigj Luizi sfidues.
Dje Kiara rrëfeu për banorët historinë e saj të lidhjes me Butrint Imerin. Ndërsa ajo fliste në fytyrën e Luizit vihej re një shprehi lëndimi, apo mërzitjeje. Ndërkohë që ditët e fundit u aludua se edhe Butrinti do të hynte në shtëpi, por deri tani nuk ka akoma një vendim të tillë. Megjithëse mbetet për t’u parë pasi pritet që të hyjnë edhe personazhe të tjera në shtëpi dhe ku i dihet Butrinti mund të jetë njëri prej tyre.
Megjithatë a do t’i donte Butrinti fansat e Luizit kundër? Janë me mijëra dhe vështirë do të donte t’i kishte kundër.