Cristiano Ronaldo mori dhuratë një orë unike me vlerë rreth 800 mijë dollarë në shenjë mirënjohje për transferimin e tij në skuadrën e Arabisë Saudite Al-Nassr. Sulmuesi portugez u transferua në Lindjen e Mesme për 175 mijë paundë në vit.
Ora e veçantë “Jacob and Co” iu dhurua 37-vjeçarit portugez. Ajo ka një sfond jeshil si flamuri i Arabisë Saudite, ndërsa ka 338 gurë të çmuar, jashtëzakonisht të rrallë, ndërsa është me arë të bardhë 18 karat.
Ronaldo ka një koleksion të jashtëzakonshëm orësh me vlerë 5 milionë paundë, më e shtrenjta një nga Franck Muller me diamant prej 1,6 milionë paundë.