Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta zhvilloi paraditen e sotme një takim me kryetarin e Partisë Demokratike Sali Berisha në selinë blu.
Në përfundim të takimit, duke folur për gazetarët, Meta tha se opozita do të ecë në rrugën e protestave dhe se PL mbështet Partinë Demokratike.
“Është e qartë që ne do të ecim në rrugën e protestave dhe pa asnjë diskutim edhe në rrugën e zgjedhjeve dhe protestat dhe zgjedhjet do t’i japin fund këtij regjimi të korruptuar në çdo qelizë të tij që është një kërcënim jo vetëm për vendin tonë dhe rekordet janë tronditëse që nga treguesit e shpopullimit të vendit, që nga fakti që jemi vendi më i korruptuar në kontinent dhe më i polarizuar se çdo vend tjetër, nga fakti që pagat në Shqipëri janë 40% më pak se në vendet fqinje, për arsye se paratë që duhet të shkonin për të rritur rrogat dhe pensionet e shqiptarëve shkojnë për të blerë McGonigalët, Rosinët, e të tjerë si ai që i keni parë shpesh nëpër media të përdoren kundër demokracisë, kundër zgjedhjeve të lira edhe të mbështesin regjimin më të korruptuar në Europë.
Mbështesim plotësisht PD në gjithë kërkesat e saj të drejta dhe legjitime dhe pa asnjë diskutim përpjekjet për të ekzekutuar pluralizmin politik do të kenë përfundim ekzekutimin e këtij regjimi mafioz”, deklaroi Ilir Meta.