Aktualitet Drenovë, i dënuari me burgim të përjetshëm rreh policin

Drenovë, i dënuari me burgim të përjetshëm rreh policin

Një i dënuar për vrasje rreh punonjësin e policisë në burgun e Drenovës.

I dënuari Osman Vani i cili vuan dënimin me burgim të përjetshëm për vrasje ka goditur një efektiv të policisë

Sipas burimeve, bëhet fjalë për policin Erjon Çekiçi, i cili ka marrë dëmtime të lehta në pjesë të ndryshme të trupit.

Në lidhje me rastin prokuroria e Korçës ka nisur tashmë hetimet.