Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për Deutsche Welle ka thënë se ata që e kanë planifikuar vrasjen e Oliver Ivanoviqit kanë dashur të dëmtojnë Kosovën dhe imazhin e saj.
Më tej Thaçi ka shtuar se vetë Ivanoviqi ishte shprehur se më shumë probleme ka pasur me serbët se me kosovarët dhe se ndjehej i kërcënuar prej tyre.
“Është moment dhe ngjarje tragjike, mesazhi më i keq i mundshëm që kemi pasur të dëshmojmë e përjetojmë.
Institucionet e Kosovës me ato ndërkombëtare po bëjnë përpjekjen maksimale që kjo vrasje kriminale të zbardhet”, ka thënë Thaçi.