Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha po zhvillon mbledhje me grupin parlamentar të Partisë Demokratike.
Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati Berisha ka risjellë vëmendjen tek protesta e thirrur nga opozita më 11 Shkurt, për të cilën thotë që do të jetë më e madhja në historinë e vendit.
Berisha thekson se largimi i Ramës nga detyra e Kryeministrit është një emergjencë kombëtare.
“Më 11 kemi thirrur protestën më të madhe në historinë e vendit. Ju nuk mund të dështoni kurrë në rrëzimin e largimin e Ramës nga pushteti. Ai nuk jep dorëheqje, ai nuk njeh gjuhë tjetër përveç frikës dhe ose do të dorëhiqet, ose do të përballet me probleme shumë madhore. Ai duhet të largohet, ky është një apel pa kthim, mos të përdorë Lindën e Parlamentit për veprime antiligjore, çdo orë që ai kalon, është orë turpi për çdo shqiptar. Nuk mund të pranohet një njeri që del e qartë se ka bërë gjithçka për të shkatërruar pluralizmin. Largimi i tij është emergjencë kombëtare. Kohërat e tij janë të numërura dhe shqiptarët do të vendosin dinjitetin moralin e tyre dhe se ky njeri nuk përfaqëson asnjë shqiptar të ndershëm, po thjesht Taulant Ballat, Gjiknurët e mafias shqiptare“, tha Berisha.
Kryedemokrati Berisha ka falenderuar deputetët e opozitës për qëndrimin që kanë mbajtur pasi është rrëzuar kërkesa e tyre për mocion me debat me Kryeministrin Rama përsa i përket çështjes “McGonigal”.
Gjatë fjalës së tij, kryetari i PD-së Berisha ka thënë se PD nuk e lëshon Parlamentin dhe ka thënë se do të vijojë rezistenca, pasi siç e thekson ai është zëri i interesave të qytetarëve teksa ka thënë se Shqipëria ka nevojë jetike për përmbysjen e Edi Ramës.
Berisha e ka quajtur një turp të madh atë që ai e quan “akti korruptiv i Ramës me një prej zyrtarëve më të lartë të FBI-së”, duke iu referuar McGonigalit.
Berisha ka thënë se kryeministri i një vendi anëtar të NATO-s nuk mund të shkelte kurrë rregullat e NATO-s.
“Së pari dëshiroj t’ju përshëndes përzemërsisht për qëllimin tuaj të përgjegjshëm dhe jashtëzakonisht në parlament sot, por dhe të zotohen para qytetarëve dhe zgjedhësve shqiptarë se PD nuk e lëshon atë parlament si tempull të zërit dhe interesave tuaja.
Ajo çka ndodhi dy ditë me radhë dëshmon se mazhoranca e krimit, e drogës, apo të them kupola e krimit dhe drogës, pasi unë nuk mundem kurrsesi t’i barazojë deputetët socialistë që janë aty të tipit: Taulant Balla, Edi Rama, Damian Gjiknuri, etj., nuk mund të krahasohen, ata janë të ngërthyer prej tyre, por përsëri, përderisa nënshtrohen, derisa nuk ngrihen, edhe kur kryetari i tyre fshihet prej tyre, para shqiptarëve, fshihet nga të gjithë pothuajsë, përvçse doli në aktin mafioz dhe kriminal të Portit të Durrësit.
Pra, të gjitha këto janë dëshmi se parlamenti dhe Shqipëria e kanë nevojë jetike këtë betejë për përmbysjen e Edi Ramës. Edi Rama sot politikisht është absolutisht thjesht një kalbësirë që nuk duhet në asnjë mënyrë të ketë vend në hapësirën e NATO-s si përfaqësues i popullit shqiptar.
Akti i tij i korruptimit të njërit prej zyrtarëve më të rëndësishëm në fushën e sigurisë të SHBA-ve përbën një armik të madh kryesor ndaj vendit të madh të lirisë që ne i detyrohemi më shumë se çdo vendi tjetër.
Përbën një akt armiqësor nga NATO-s, po të kemi parasysh rëndësinë e SHBA-ve, si vend udhëheqës të aleancës të Atlantikut të Veriut. Përbën një akt turpërimi për çdo shqiptar.
Do të ishte dhe është në nderin dhe dinjtitetin e mbarë qytetarëve shqiptarë që t’i japin duart një minutë e parë, në mënyrë që t’i çojnë mesazhin e duhur kombit të madh amerikan, kombeve të vendeve të lira. Se vërtetë një kryeministër monstër, demon i pushtetit, që i lejoi vetes një akt të paimagjinueshëm, në vend që të kontribuonte që në javët e para për karrigen dhe pushtetin e tij. T’i themi se shqiptarët nuk mund ta pranojnë këtë kryeministër. Se e dënojnë me të njëjtën forcë siç e dënoni ju vetë.
E them prapë, një trup të madh na krijuar me aktin e tij të padiskutueshëm. Një thikë pas shpine të tmerrshme SHBA-ve, por edhe marrëdhënieve tona me SHBA-t. Këtë mund ta bënte vetëm Lukashenko i Bjellorusisë, por kryeministri i një vendi anëtar i NATO-s nuk mund të shkelte kurrë interesat e sigurisë së SHBA-ve nëpërmjet një rrjeti agjentësh të shpërfytyruar. Agron Neza dhe Dorian Duçka, këshilltari privat i kryeministrit, ishte trafikant armësh me dy kompani të regjistruara në Tiranë. Njërin prej tyre bashkë me një rus dhe një arab.
Këshilltari më intim i Edi Ramës është Dorian Duçka, çka do të thotë që ky i ndante paratë e trafikut të armëve me Dorian Duçkën. Dorian Duçka është ndërlidhësi me kartelin meksikan, dhe kjo është e faktuar.
Kulmin e zi e ka akti i Edi Ramës, i cili nga zyra e tij ka dërguar informacion McGonigal për të hetuar lobistin e PD. Këtë informacion ia ka dorëzuar më datën 4 dhe 16 Janar të vitit 2018 Agron Neza të ngarkuarit e FBI për të ngarkuar çështjen të ngarkuarit nga McGonigal.
Kurse Dorian Duçka ka çuar me fluturime të paguara dhe çdo shpenzim dëshmitarët nga Tirana për të dëshmuar për Nik Muzinën dhe këtë aferë në Uashington. Edi Rams po përpiqet ta kalojë me një grip diplomatik. Herë del dhe nuk del. Tani ne jemi këtu.
Së pari, parlamenti nuk mund të ketë në mënyrë absolute, asnjë minutë punë normale përveçse debatit, mocionit me debat ndaj Edi Ramës. Ky është si parlament, dhe duhet të pregatitemi për rezistencë të fuqishme në parlament.
Ne nuk mund të pranojmë një kryetar qeverie, një kryeministër si Edi Rama, nuk e pranojmë ne atë.
Të vijë aty, t’ja tregojmë fytyrën siç e ka përpara të gjithë shqiptarëve. Të vijë dhe aty, dhe të hapë debatin për këtë aferë të tmerrshme, ku gjer në vesh janë zhytur Taulant Balla, Damian Gjiknuri, zëdhënës ndër më besnikët të interesave ruse në Shqipëri”, tha Berisha.