Extra Gentian Zenelaj flet për lojën e Amos në “BBV”: Jam shqetësuar për...

Gentian Zenelaj flet për lojën e Amos në “BBV”: Jam shqetësuar për momentin kur të dalë nga shtëpia

Aktori i njohur Gentian Zenelaj ka dhënë së fundmi disa komente në lidhje me lojën e mikut të tij Amos Zaharia brenda shtëpisë së “Big BrotherVIP”.

Sipas Gentian Zenelajt, aktorët janë natyra shumë egocentike dhe në formate si “Big Brother VIP Albania” mund të mos përshtaten mirë. I ftuar në “Pardon my french” në Top Albania Radio, Genti foli për Amosin, mikun e tij, në BBVA si edhe komentet e publikut ndaj tij.

“Unë situatën e Amosit e kam përjetuar jo mirë. Unë e urrej bad vibe, atë energjinë negative. Nisa ta shikoj Big Brother sepse ishte Amosi, Genti, Herioni dhe Olta. Pra, disa aktorë. Por pati disa skena që mua nuk më pëlqyen. BBV është një eksperiment ushtarak i bërë në Hollandë, që teston në njëfarë mënyre limitet e njerëzve. Kur humbet nocionin e kohës dhe realitetit, është diçka shumë e keqe. Lexoja komentet dhe pashë një dyndje me komente negative”, tha ai.

Aktori shtoi: “Amosi mund të bëjë humor të zi, por ka një mani njerëzish që shkojnë deri tek mallkimet dhe më pas u distancova sepse kjo jep energji negative. Amosin nuk e kanë parë dhe e njohin vetëm nëpërmjet ekranit. Më duket pak dashakeqëse dhe e tepërt (komentet ndaj tij).”

Genti theksoi se është i shqetësuar për momentin kur Amosi të dalë nga shtëpia dhe të përballet me komentet.

“Aktorët janë natyra egocentrike dhe produksioni ka guxuar që të fusë brenda shumë aktorë. Një produksion i tillë i bën që të ulen në tokë. Atje, nuk e di unë si do të isha. Me çfarë kuptoj unë, aty duhet të jesh palë, nuk mund të jesh neutral. Ata janë akoma në kërkim të akordit, duhet të gjesh ritmin. Më shqetëson post-Big Brother, pra kur ai të dalë dhe të përballet me këtë situatën. Ne duhet të na heqësh komentet. Nëse produksioni do t’i bëjë komentet off, gjithçka do të jetë perfekt.”