Një tërmet i fortë goditi Meksikën qendrore ditën e martë, duke vrarë të paktën 226 vetë dhe duke rrëzuar dhjetëra ndërtesa në kryeqytet, Mexico City.
Presidenti Enrique Peña Nieto tha se më shumë se 20 fëmijë kishin vdekur dhe 30 ishin zhdukur, pasi rrëzimit të një shkolle.
Tërmeti 7.1 ballë shkaktoi dhe dëme të mëdha në shtetet fqinje.
Enrique Pena Nieto, tha se 27 ndërtesa u rrënuan në Mexico City, një nga qytetet më të populluara në botë.
Në shtetin Morelos, në jug të kryeqytetit humbën jetën 54 veta tha guvernatori Graco Ramizez. Autoritete thanë se mbi 20 veta pësuan edhe në Puebla në rrethinën e së cilës vlerësohet të jetë edhe epiqendra e tërmetit.
Tërmetet që kalojnë mbi 7 shkallë vlerësohen si të rënda dhe me fuqi të madhe shkatërruese.
Tërmeti goditi pak orë, pasi që shumë njerëz morën pjesë në stërvitjet për mbrojtje nga tërmeti në përvjetorin e tërmetit që vrau mijëra në njerëz në Mexico City në vitin 1985.