Si një kardiologe që kam trajtuar mijëra pacientë, një nga shqetësimet më të zakonshme shëndetësore që has është kolesteroli i lartë. Por zgjidhja jo gjithmonë duhet të vijë nga një pilulë, e cila mund të ketë efekte anësore.
Ushqimet që hamë luajnë një rol të rëndësishëm në mbajtjen e niveleve të ulëta të kolesterolit. Pjesa më e mirë është se ju nuk keni nevojë të vendosni shumë kufizime rreth dietës tuaj në mënyrë që të shihni ndryshime pozitive.
Këtu janë pesë ushqime që ha rregullisht për të ndihmuar në uljen e kolesterolit dhe për të mbajtur zemrën time të shëndetshme:
1- Bollgur dhe tërshërë
Tërshëra përmban shumë fibra, duke përfshirë fibra të tretshme që reduktojnë përthithjen e kolesterolit në sistemin tuaj të tretjes. Fibrat në përgjithësi janë gjithashtu të dobishme për të shmangur rritjen e insulinës që mund të rrisë nivelet e kolesterolit të keq.
2- Bajame
Një studim i vitit 2018 zbuloi se bajamet mund të ulin kolesterolin LDL (lloji i keq) ndërsa ruajnë apo edhe rrisin kolesterolin HDL – ose llojin “e mirë” që ndihmon në largimin e formave të tjera të kolesterolit nga qarkullimi i gjakut.
3- Farat Chia
Farat Chia ofrojnë shumë acide yndyrore esenciale omega-3. Rritja e konsumit të këtyre yndyrave të shëndetshme edhe me një gram në ditë është e shoqëruar me një ulje prej 16% të rrezikut të problemeve kardiovaskulare.
4- Brokoli
Studimet kanë treguar një lidhje midis konsumimit të perimeve dhe uljes së rrezikut të sëmundjeve të zemrës.
Brokoli në veçanti është i bollshëm në fibra të tretshme, të cilat bëjnë mrekulli për kolesterolin e lartë. Perime të tjera që shkatërrojnë kolesterolin për t’u marrë parasysh përfshijnë spinaqin, lakrat e Brukselit dhe zarzavatet.
5- Shalqini
Ndryshoni ushqimet me sheqer me pak shalqi të ëmbël nëse doni të ulni kolesterolin. Shalqiri përmban natyrshëm likopen, i cili ka veti ulëse të lipideve, që redukton kolesterolin total dhe LDL.
*Dr. Elizabeth Klodas është një kardiologe. Dr. Klodas ka botuar dhjetëra artikuj shkencorë gjatë karrierës së saj.