Ulet sërish çmimi i karburanteve në vend. Bordi i Transparencës ka vendosur që duke nisur nga ora 18:00 e kësaj të shtune, nafta të shitet 190 Lekë për litër.
Ulje ka shënuar edhe çmimi i benzinës, e cila tregtohet tashmë me 185 Lekë, nga 187 që ishte një ditë më parë.
Rritje ka pësuar sërish çmimi i gazit, i cili nga 71 Lekë për litër që shitej një ditë më parë, të shitet me 75 Lekë/litri. Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 96 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të tij.