Kompanitë që kanë kryer evazion në shumë të mëdha janë përzgjodhën në bazë të riskut
Kontrollet tatimore që kishin në fokus bizneset më të dyshimta për evazion vitin e kaluar, kanë zbuluar një vlerë evazioni prej rreth 3.6 miliardë lekësh.
Sipas vlerësimeve nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, kjo u përket vetëm 24 bizneseve më problematike të verifikuara në terren.
Kompanitë që kanë pasur probleme në pagesën e taksave, janë nxjerrë nga sistemi elektronik, që i ka identifikuar këto si bizneset më me risk në vend.
Vitin e kaluar, ky sistem listoi mbi 2 mijë subjekte ku ishte e nevojshme të bëhej kontroll i plotë, apo edhe vizita fiskale.