Një foshnjë 1-vjeçare u shpëtua mrekullisht nga rrënojat 53 orë pas tërmetit që goditi pjesët jugore të Turqisë të hënën.
Anëtarët e ekipeve të shpëtimit arritën të nxirrnin foshnjën nga rrënojat e një ndërtese pesëkatëshe në qytetin e Sanliurfa.
A one-year-old baby was miraculously rescued 53 hours after earthquakes hit southern Türkiye
🕙 2 days went by. No food, no drink
🚼 Toddler is from SE Sanliurfa province
🏚️ Rescued from under 5-story building https://t.co/Pybe6lU8ec pic.twitter.com/eoiDEB4QFO— ANADOLU AGENCY (@anadoluagency) February 8, 2023
Foshnja mbijetoi me lëndime të lehta dhe u dërgua në spital. Sanliurfa është një nga dhjetë qytetet turke që u goditën rëndë nga dy tërmete të forta.
Gjithashtu, mëngjesin e sotëm, pas operacionit të shpëtimit në Elbistan, i cili zgjati për rreth dy orë, ekipet e shpëtimit nxorën nga rrënojat foshnjën Muhammed dy muajsh, i cili më pas u transportua në spital për ekzaminim. Turma festoi me shumë entuziazëm shpëtimin e foshnjës.
Kahramanmaraş merkezli 7.7 ve 7.6’lık iki #deprem sonrası Elbistan’da enkaz altında kalan 40 günlük bebek arama kurtarma ekipleri tarafından sağ olarak kurtarıldı.
— TGRT HABER (@tgrthabertv) February 8, 2023
Pak më herët nga nën rrënojat e godinës u shpëtua edhe nëna e foshnjës.