Extra Amos flet pas eliminimit: Nëse dikush është ndjerë i fyer, kërkoj ndjesë

Amos flet pas eliminimit: Nëse dikush është ndjerë i fyer, kërkoj ndjesë

Aktori Amos Zaharia, përmes një reagimi në Instagram falenderoi gjithë njerëzit që e mbështetën në rrugëtimin e tij në “Big Brother VIP Albania” dhe kërkoi ndjesë për këdo që mund të jetë ndjerë i fyer nga shakatë apo sjellja e tij.

“Të dashur miq! Ju falenderoj shumë për mbështetjen që më keni dhënë gjatë rrugëtimit tim në ‘Big Brother’. Qëndrimi larg familjes, miqve dhe profesionit nuk ka qenë i lehtë, ndaj jam i lumtur që i rikthehem jetës dhe angazhimeve të mia,” shkruan ai.

“Shumë prej jush që më njohin e ma dinë humorin, më kanë kuptuar, e shumë të tjerë që nuk më njohin, më kanë keqkuptuar…Nëse dikush është ndjerë i fyer apo i prekur nga shakatë e mia, sjella ime, qëndrimet e mia në raport me komunitetin brenda shtëpisë, kërkoj ndjesë!” shton më tej ai.

“‘Big Brother’ është një lojë, por nuk duhet zhveshur nga misioni edukativ, pasi duam apo nuk duam, krijon modele në shoqëri. Ajo që ka rëndësi është të mbetemi njerëz dhe të mos humbasim qytetarinë dhe këtu përfshij edhe veten time mbi të gjithë! Ju përqafoj të gjithëve,” përfundon Amos.

Amos përfundoi dje qëndrimin e tij në BBVA. Ai rezultoi më pak i votuari nga publiku mes gjithë banorëve që ishin të nominuar, me përjashtim të Kristit, i cili kishte imunitet.