Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në rrugën dytësore Plepa-Golem në Durrës.
Mësohet se një këmbësore ka humbur jetën pasi është përplasur nga një makinë.
Viktima është rreth 35 vjeçe, por nuk është identifikuar ende nga policia.
Ndërkohë, drejtuesi i mjetit që ka përplasur këmbësoren është një 24-vjeçar me iniciale K.G.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.