Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan do të vizitojë këtë të enjte tre zona të tjera që u dëmtuan nga tërmeti shkatërrues i së hënës, në jug të Turqisë.
Erdogan do të vizitojë qytetet e Gaziantep, Osmaniye dhe Kilis, që ndodhen në kufi me Sirinë.
Të mërkurën, Erdogan vizitoi një qendër të ndihmës emergjente të ngritur pranë epiqendrës së tërmetit në Pazarcik. Ai ishte po ashtu në provincat e Adana, Hatay dhe Kahramanmaras.
Gjatë vizitave të tij Erdogan u zotua që do të marrë çdo hap të nevojshëm dhe do të bashkojë shtetin e kombin, në mënyrë që asnjë qytetar të mos mbetet pa përkujdesje.