Në konferencën e sotme me gazetarët, kryedemokrati Sali Berisha ka folur edhe për çështjen penale të ish-agjentit të FBI Charles McGonigal.
Berisha u shpreh se ekzistojnë foto të ish-agjentit me kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj dhe ministra duke bërë orgjira në klubet e Tiranës.
“McGonigal, Erion Veliaj, ministra kanë bërë orgjira. Absolutisht po! Në night-clube e lokale gjysmë errësire të Tiranës, janë të fotografuar, fatmirësisht janë me foto. A publikohen fotot apo jo, kjo është e sigurt kjo që them unë. Ka një hetim kombëtar, ndërkombëtar, ka një hetim dhe hetimi ka rregullat e veta. Ne do ta japim kontributin tonë, pa asnjë diskutim në këtë hetim. Prandaj Edi Rama mendon se do të bllokojë komisionin. Jo, komisioni do të hetojë çdo akt, të gjitha takimet e McGonigal me Edi Ramën, Belinda Ballukun, Erion Veliajn, çdo takim të tij. ”, deklaroi Berisha.