Extra Kristi-Deas: Ti ke flirtuar me mua!

Kristi-Deas: Ti ke flirtuar me mua!

Pas debatit të Luizit me Bledin, një tjetër debat ka filluar mes Deas, Kristit dhe Oltës. Ka qenë Kristi ai që ka filluar dhe Olta e ka mbështetur. Ai i ka thënë Deas se ajo ka flirtuar me të hapur, gjë që nuk e ka pranuar aspak Dea. Ja debati mes tyre:

Dea: “Unë nuk kam flirtuar me ty. Unë as nuk po të shikoja, çfarë thua.”

Kristi: “Ke flirtuar dhe unë as nuk e kisha kuptuar në fillim. Ky është faji im., duhet të isha çuar dhe ti thosha Amosit që Dea erdhi te krevati imi.”

Dea: “Unë të kam marrë leje a mundem dhe kemi bërë vetëm muhabet loje. Si guxon e thua këtë.”

Kristi: “Po ashtu ka qenë.”

Dea: “Nuk e kam bërë. Më vjen shumë keq dhe është shumë gabim.”

Ata po vazhdojnë ende ta diskutojnë këtë “flirtim” që mesa duket Dea nuk e ka pasur si qëllim, Kristi nuk e ka kuptuar dhe është Olta ajo që i ka kuptuar të gjitha dhe ka nxitur debatin pas kaq ditësh.