Kryesore Zbulohet data kur do të vendoset mbi fatin e PD

Zbulohet data kur do të vendoset mbi fatin e PD

Fati i Partisë Demokratike do të vendoset më 3 mars.

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në përgjigje të interesimit të medias ka informuar se: “Ankimi i Partisë Demokratike, ndaj vendimit nr. 3 datë 25.03.2022 (Gjyqtar Agron Zhukri) të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, është planifikuar për tu gjykuar me datë 03.03.2023, ora 11:00, trupi gjykues përbëhet nga Relatore Gjyqtare Elona Mihali, anëtar Irida Kacerja dhe Astrit Kalaja”.

Kujtojmë se një nga çështjet më të diskutuara të vitit ka qenë ajo se kujt i përket vula e partisë, palës së mbështetur nga Sali Berisha apo tjetrës nga Enkelejd Alibeaj. Për këtë do të duhet të presim deri më 3 mars.

Ndërkohë që Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka bërë thirrje pak ditë më parë Gjykatës që ta trajtojë me prioritet këtë çështje, pasi regjistroi komisionerët e PS, PL dhe PSD-së dhe jo ata të Partisë Demokratike të cilët kishin paraqitur dy lista komisionerësh për zgjedhjet e 14 majit.

Ndërkaq më datën 1 mars është gjyqi i Edith Harxhit që kërkon heqjen e Lulzim Bashës si kryetar të PD nga regjistri i partive politike.