Përpara nisjes së protestës së opozitës, kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Facebook ku ka publikuar një video duke punuar me një skulpturë.
Këtë postim, kreu i qeverisë e ka shoqëruar me mbishkrimin: “Ai momenti kur njëri thotë varja se u pre rruga dhe tjetri thot jo, sapo u hap një rrugë e re”.
Në videon, ndër të tjera dëgjohet kryeministri që po bisedon me një person tjetër për skulpturën që ishte thyer pas pjekjes në furrë.
“Thyerjen e kthejmë në kreativitet. Edhe nga thyerja duhet të ngjitemi më lart”, dëgjohet Rama në video.
Nga video e publikuar, duket se Rama nuk do të jetë në zyrë gjatë protestës, por ndodhet në ambientet e shtëpisë.