Shqipëria ka ulur sot flamujt në gjysmë shtizë në nder të viktimave që kanë humbur jetën nga tërmeti në Turqi e Siri i 1 jave më parë.
Vendimi u mor 3 ditë më parë nga Qeveria Shqiptare.
Shqipëria i është bashkuar që në orët e para dhimbjes që ka shkaktuar tërmeti shkatërrimtar në Turqi, ndërsa ka dërguar edhe një numër të konsiderueshëm forcash të kërkim-shpëtimit në zonat e goditura nga tërmeti.