Mbështetës të Partisë Demokratike dhe opozitës kanë tentuar të futen brenda ambienteve të rrethimit të Parlamentit, ku po mbahet seanca e radhës plenare.
Te trau i Parlamentit është vendosur një kordon policor, që po ruan rendin dhe sigurinë publike, të cilët janë shtyrë nga disa protestues, të cilët kanë tentuar të futen me forcë brenda.
Ndërkohë, nga Kuvendi njoftojnë se shkak i ndërprerjes së energjisë elektrike ka qenë djegia e një UPS-je.
Kujtojmë se protesta e sotme te Parlamenti është thirrur nga PD dhe opozita shqiptare.