Kryesore Berisha mbyll protestën e opozitës: Herën tjetër, do t’iu duhet që t’iu...

Berisha mbyll protestën e opozitës: Herën tjetër, do t’iu duhet që t’iu marrin leje për t’u larguar nga Parlamenti

Është mbyllur protesta e opozitës e mbajtur këtë të hënë në ambientet e jashtme të Parlamentit. Në fjalën përmbyllëse përballë të pranishmëve, Berisha tha se çështja numër 1 e parlamentit do të jetë ngritja e komisionit hetimor për përfshirjen e kryeministrit Rama në aferën McGonigal.

Ish-kryeministri shtoi se prania e protestuesve përballë Kuvendit e detyroi maxhorancën ta mbyllte seancën plenare.

“Së pari, dua të ju falënderoj në mënyrën më të përzemërt, mirënjohje më të thellë.

Prania juaj këtu ka qenë një mbështetje e jashtëzakonshme, për ne, për demokratët shqiptarë e kudo që ndodhen. Ne po mbrojmë një kauzë të drejtë.

Sot parlamenti shqiptar ju e patë vetë, u dominua totalisht nga fantazma e McGonigal të Edi Ramës. Ajo që Rama kishte planifikuar, kishte planifikuar në mënyrë që të shpëtonte vetë dhe disa deputete ishin ndjerë të lënduara se, pse unë kisha thënë ditën e premte pse ai kishte bërë orgjira me zyrtarë.

Por unë çfarë u thashë? Unë u thashë se, ato janë një realitet dhe sigurisht hetimit do ti jepen. Por ato janë terciare. Kryesore është lidhja e dy tradhtarëve McGonigal, tradhtar i kombit të madh amerikan dhe Edi Rama, tradhtar i kombit shqiptar.

Tani, çështja numër 1 e parlamentit padiskutim që është komisioni hetimor parlament për një problem që ka tronditur botën, Amerikën, Shqipërinë, NATO-n dhe mbarë botën e lirë.

Është në përcaktimin tonë, vendosmërinë tonë, që ky parlament ose do të ju japë zgjidhje këtyre problemeve ose nuk do të mund të trajtojë çështje tjetër.

Prania juaj këtu i detyroi të largohen nga parlamenti. Por herën tjetër, do të duhet tu marrin leje ju për t’u larguar nga parlamenti. Ndaj ju them, më mirë zbatoni rregullat, ligjet, respektoni të drejtat e opozitës. Janë 750 mijë zgjedhës, të drejtat e të cilëve shtypen në parlament. Ne kurrë nuk do të tolerojmë këtë. Rroftë revolucioni, rroftë opozita, rrofshi ju”, tha Berisha.