Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan zhvilloi një vizitë në spitalin e Stambollit, atje ku po trajtohen me qindra e mijëra persona të lënduar nga tërmeti i 8 ditëve më parë.
Gjatë vizitës ai ndaloi tek një foshnjë e porsalindur e cila u nxor nga rrënojat e tërmetit së bashku me nënën e saj.
Lideri turk e mori fëmijën në krah dhe i këndoi fjalët e shenjta të Kuranit dhe sipas mediave turke i vuri dhe emrin Ayse Betul. Mediat turke shkruajnë se kërkesa ka ardhur nga nëna e vajzës së sapolindur.
Më herët gjatë ditës, Erdogan u shpreh se ekipet e shpëtimit kanë shpëtuar mbi 8000 persona nga rrënojat, ndërkohë që në spitale janë trajtuar mbi 81 mijë të lënduar.