Që nga 6 shkurti, Turqia po përjeton disa nga ditët më të errëta. Mbi 40 mijë viktima dhe dhjetëra mijëra të plagosur është bilanci tragjik i dy tërmeteve që goditën vendin. Përveç disa grimcave lumturie, ku fëmijë të vegjël nxirren pas nga rrënojat ende gjallë, nga i gjithë vendi vijnë histori tronditëse.
E tillë është ajo e Nuri Cihan, i cili tregon për CNN Turk si u nda i gjithë fshati i tij përgjysmë. Madje në Gökçedere të Gaizantepit, edhe varrezat e fshatit u shkatërruan. “Çarjet u krijuan në mëngjesin e tërmetit. Menduam se apokalipsi do të shpërthente. Të çarat ishin pak më të hapura, binte shi, dhe me kalimin e kohës filluan pasgoditjet”.
Lëkundjet e forta shkaktuan çara në varreza, dëmtime të disa varreve dhe copëtim të gurëve. Nuri Cihan, i cili ka lindur dhe është rritur në fshatin Gökçedere, tregoi i emocionuar sesi ai dhe bashkëfshatarët e tij u bashkuan për të punuar për rregullimin e varreve.
“Dita e parë ka qenë e vështirë për sa i përket ndihmave, askush nuk erdhi. Të gjithë ishin në hallin e tyre… Pastaj pamë varret… Zoti i ndihmoftë të gjithë, ne nuk mund të bënim asgjë. Të gjithë me shpenzimet e veta sollën traktorët e tyre dhe mjete të tjera. U përpoqëm t’i rregullonim varret sa më mirë”, shtoi Cihan.