Gjykata e Posaçme Kundër Krimit Organizuar ka kërkuar sekuestrimin e 34 pasurive të Ervis Martinaj, i zhdukur prej 6 muajsh.
Në vendimin e marrë nga Gjykata rezulton se Martinajt i është sekuestruar një kazino që ishte 100 përqind në pronësi të tij, si dhe disa shoqëri aksionere. Nga lista e sekuestrimeve rezultojnë disa shoqëri aksionere që Martinaj i ka në emrin e tij dhe të familjarëve.
Gjithashtu sipas vendimit të Gjykatës janë sekuestruar 5 automjete, toka, troje dhe ullishte si dhe apartamente dhe llogari bankare në disa zona në Shqipëri, si Kurbin, Tiranë, Fushë-Kuqe dhe në Dhërmi.
Urdhri për sekuestro është i firmosur nga kreu i ri SPAK, Altin Dumani, prokurori Behar Dibra dhe prokurorja Enkeleda Millonai.
Ai nisi të zbatohej prej mëngjesit të kësaj të mërkure. Vendimi është pjesë operacionit “Plumbi i Artë”, ku dëshmitari Nuredin Dumani ka deklaruar se Martinaj i kishte paguar 500 mijë Euro për eliminimin e Indrit Dokles.
Vetë Martinaj rezulton i zhdukur që prej Gushtit të vitit kaluar. Janë kryer disa operacioni kontrolli në zonën e Fushë-Kuqes, por nuk dihet ende nëse ai është i gjallë apo i vdekur, siç pretendojnë familjarët e tij.
Konkretisht bëhet fjalë për:
1- Aksionet e KING KASINO ku aksioner është 100% Ervis Martinaj
2- 50 % të aksioneve të shoqërisë “ALBA TELECOMMUNICATION” në emër të Ervis Martinaj
3- Aksionet e shoqërisë “MATI UNION” ku aksioner është 100% Mustafa Martinaj
4- Aksionet e shoqërisë “MARTINAJ E.M” ku aksioner është 100% Mustafa Martinaj
5- Subjekti “Ervis Martinaj”
6- Shoqëria “REAL FENIX” ku aksionere është 100% Roberta Martinaj
7- Subjekti “Drenica Martinaj”
8- Subjekti “V.K”
9- Shoqëria “S.P.E Energy” shpk ku aksioner është 100% V.K
10- 21% e aksioneve dhe aseteve te shoqëria “S.P.E Gjadër” të zotëruara nga “S.P.E Energy” shpk ku aksioner është 100% V.K
11- Një automjet Smart, modeli Passion në pronësi të Erjona Martinaj
12- Një automjet Land Rover, modeli Discovery në pronësi të Erjona Martinaj
13- Një automjet Mercedez-Benz, modeli GLK 350, në pronësi të Vasilika Martinaj
14- Një automjet Fiat, modeli Fiesta, në pronësi të Vasilika Martinaj
15- Një automjet BMË, modeli M 550, në pronësi të Vasilika Martinaj
16- Një pasuri me sip.82 m2 në lagjen “Pavarësia”, Vlorë në pronësi të Drenica Martinaj dhe një arë në Piqeras, Sarandë në pronësi të Ervis dhe Roberta Martinaj
17- Një njësi me sip. 137 m2 në pronësi të Vasilika Martinaj
18- Një ullishte me sip.9 800 m2, në Dobresh, Tiranë
19- Një arë 3 815 m2 në Fushëkuqe, Kurbin
20- Arë me sip.7 000 m2 në Patok
21- Arë në Fushëkuqe, Kurbin sip.12 145 m2
22- Arë në Patok, Kurbin me sip.1 973 m2
23- Arë në Patok, Kurbin me sip. 7050 m2
24- Arë dhe truall me sip.1 975 m2 në Fushë-Milot, Kurbin
25- Arë me sip.1. 632 m2 në Fushë-Milot, Kurbin
26- Truall dhe ndërtesë me sip.300 m2 në emër të Mustafa dhe Vasilika Martinaj
27- Arë me sip. 2. 543 m2 në Fushëkuqe, Kurbin
28- Arë dhe ndërtesë me sip.410 m2 në Fushëkuqe, Kurbin në emër të Mustafa dhe Vasilika Martinaj
29- Arë me sip. 120 m2 dhuruar nga Ervis Martinaj shtetases Bisere Hato
30- Truall dhe ndërtesë 580 m2 dhuruar nga Ervis Martinaj shtetases Bisere Hato
31- Apartament në rrugën “Dervish Hima”, me sip.105 m2, dhuruar nga Ervis Martinaj shtetases Gelmona Tarja
32- Ullishte 2000 m2 në fshatin Gjilekë, Dhërmi
33- Pasuri aktualisht ne pronësi te shtetasit Fatmir Ahmet Vuthaj.
34- Llogari kursimi për fëmijë