Extra Si ndryshoi jeta e Altin Shirës pasi këndoi për Luizin brenda ‘BBV’

Si ndryshoi jeta e Altin Shirës pasi këndoi për Luizin brenda ‘BBV’

U desh që të këndonte në dasmën e Luizit dhe Kiarës brenda ‘Big Brother VIP’ që Altin Shira të ishte në fokus të mediave. Këngëtari i njohur ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në ‘Wake Up’, aty ku shprehu hapur mbështetjen e tij për Luiz Ejllin. Artisti tha se Luizi është vetvetja në ‘Big Brother VIP Albania’, është i shkathët e se di të luajë, por nuk e fshehu as simpatinë për Kiarën si konkurrente.

“Po pse më pyesni mua kur ju e dini është Luizi dhe ju e dini, Ai është vetvetja, djalë i shkathët, inteligjent, më pëlqen se dhe luan. Më pëlqen dhe Kiara”, tha Shira.

Hyrja e tij si i ftuar për të kënduar  në ‘dasmën’ e Kiarës dhe Luizit i ka shtuar popullaritet dhe pëlqim tek publiku. Kështu tha Altini, teksa shtoi se ka marrë shumë komente pozitive në rrjetet sociale.

“Komente më të mira, unë asnjëherë në Instagram dhe në faqen time kam marrë komente të mira, dhe para se me dal me këndu aty. Unë dasma kam pasur gjithmonë dhe në koncerte, unë atë punë kam. Ka pasur intensitet më tepër, ka pasur por ne marrim aq sa mund të mbajmë, dhe kjo ka limitin e vet. Një ditë u fokusova duke i parë, se ne nuk kemi shumë kohë, po i shikoja aq sa mundem, absolutisht asnjë koment negativ, vetëm pozitiv”.

Për Valbona Memën ai u shpreh: “Njihemi prej vitesh, kemi punuar bashkë. Ajo ka kënduar në koncertin tim, ajo është vetvetja aty”.

I pyetur nëse do e provonte ‘Big Brother VIP’ si eksperiencë, Altini tha se e ka refuzuar kërkesën pasi ftesa i ka ardhur muaj më parë.

“Më erdhi ftesa, kam qenë te emisioni ‘E diell’. Më erdhi ftesa zyrtare por nuk rri dot brenda, nuk kisha dëshirë që të isha pjesë e Big Brother. U përfshiva edhe unë”.

I pyetur se sa lekë do i merrte Ejllit nëse ai dhe Tito do të bëjnë një dasmë jashtë “Big Brother VIP2”, këngëtari i njohur u shpreh:

“Asnjë lek. Për të dy, vetëm të martohen e të bëjnë një dasmë. Altinin aty e kanë”, tha ai.