Me mbështetjen e 80 mijë tifozëve në një nga stadiumet më të zjarrtë të kontinentit, Borussia e Dortmundit ia del mbanë të hipotekojë në llogarinë e saj ndeshjen e parë të raundit të 16-ave kundër Chelseat.
Një gol i K. Adeyemi në minutën e 63, por edhe mrekullia e Emre Çan në minutat e fundit të ndeshjes, teksa mesfushori e ndali topin në vijën fatale, e shtynë ekipin verdhezi drejt një suksesi shumë të rëndësishëm, edhe pse kualifikimi do të vendoset pas 3 javëve në Londër.
Fitore e pastër 2-0 për Benfica-n në Brugge kundër vendasve. Joao Mario shënoi të parin gol të duelit të Belgjikës duke avantazhuar “shqiponjat” për kualifikimin në fazën çerekfinale të UEFA Champions League, ndërsa David Neres i vendosi “kapakun” këtij dueli.