Sulmuesi francez i Real Madridit, Karim Benzema, me dy gola në ndeshjen e kaluar, u bë golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e këtij gjiganti spanjoll në La Liga.
Real Madridi është përballur me Elche-an në ndeshjen e fundit të xhiros së 21-të të Primera-s spanjolle dhe ka fituar me rezultat 4:0. Fitorja u shënua me një trofe për lojtarin më të mirë të këtij klubi, Karim Benzema.
Benzema shënoi dy gola nga penalltia në pjesën e parë, duke kaluar kështu legjendën e Real Madridit, Raul Gonzales. Tani, Benzema ka 230 gola në Primera, dy më shumë se ish-sulmuesi spanjoll.
Megjithatë, vendi i parë është i pakapshëm. Atë e mban Cristiano Ronaldo me 311 gola të pabesueshëm. Është e vështirë të besohet se 35-vjeçari Benzema mund të arrijë 81 gola deri në fund të karrierës së tij te gjigantët madrilen.
Reali me fitoren ndaj Elche-as ngushtoi diferencën e pikëve dhe tani është tetë pikë prapa Barcelonës së vendit të parë.