Shpesh pyesim veten nëse është e vërtetë se koha kur prenotojmë një biletë avioni ndikon tek çmimi. Po. Është e vërtetë. Ka ditë kur kushtojnë më shumë dhe ditë kur ka oferta dhe ia vlen për të rezervuar ofertat më të mira. Varet edhe nga ora.
Analiza e motorit të kërkimit të fluturimeve dhe hoteleve www.jetcost.it në 12 muajt e fundit ka identifikuar ditën dhe kohën më të përshtatshme për të rezervuar një fluturim. Zbuloi se mes ditëve ka dallime të konsiderueshme.
Analiza e Jetcost i krahasoi çmimet e ofruara nga mbi 250 agjenci dhe kompani udhëtimi. Çmimet mesatare tregojnë se e marta është dita më e mirë për të rezervuar një fluturim, me një çmim mesatar prej 138 euro për udhëtimet nga dhe drejt Italisë. Në përgjithësi, çmimet priren të rriten gradualisht se fundjava afron dhe ofertat zhduken. Prandaj këshillohet të rezervoni fluturime ndërmjet të hënës dhe të mërkurës. E diela duket se është dita më e keqe, me një kosto mesatare prej 148 eurosh në Itali.
Ka edhe një orar më të përshtatshëm.
Nga hulumtimi i analizuar del se më së shumti është mirë të prenotohet në 2 të mëngjesit. Momenti më i keq është ora 13:00.