Foshnja e lindur nën rrënojat e një ndërtese të shembur në Siri dhe e vetmja anëtare e familjes së saj të afërt, që i mbijetoi një tërmeti masiv, është birësuar nga tezja dhe xhaxhai i saj.
Mijëra njerëz ofruan që ta adoptonin, por mesa duket foshnja është lënë në duart e të afërmve pasi humbi nënën si pasojë e tërmetit tragjik mëngjesin e 6 shkurtit.
Mjekët thanë se ajo ishte në gjendje të mirë shëndetësore.
“Ajo është një nga fëmijët e mi tani”, tha xhaxhai i saj.
“Unë nuk do të bëj dallim mes saj dhe fëmijëve të mi”, ka shtuar ai.
Tashmë foshnjës i është vendosur emri i nënës së saj të ndjerë: Afraa.
Duket që ajo nuk do mbajë më emrin Aya, që i vendosën zyrtarët pas lindjes, që do të thotë mrekulli në arabisht.