Mbrojtësi i Sanderlendit, Luke O’Nein, e ndali kundërshtarin, duke i hipur në shpinë. Pastaj në Twitter shpalli konkursin: “Kush bën videon më të mirë me montazh, shpërblehet me një fanellë të firmosur nga gjithë ekipi”.
Kandidat për çmimin e kartonit të verdhë më argëtues në historinë e futbollit. Nuk ka konkurrencë. Dhe me një dozë autoironie, Luke O’Nien (fajtori në këtë histori, pa dyshim), propozon një konkurs në rrjetet sociale: “Është e sigurt që jam një idiot… Tani le të argëtohemi pak: montazhi video më i mirë fiton një fanellë të Sanderlendit me autografët e gjithë lojtarëve”.
Right then, we've all established I'm an idiot 😂 So lets have some more fun….. Best video edit or caption wins a signed Sunderland top from the boys 😁❤️🤍 pic.twitter.com/KylwTd5PZr
— Luke O'Nien (@LukeONien) February 19, 2023
Ndodhi gjithçka të shtunën, në Championship, në sfidën mes Sanderlendit dhe Bristolit, 1-1. O’Nien po ndiqte sulmuesin Alex Scott në një kundërsulm dhe ia arriti qëllimit, por me një mënyrë origjinale.
O’Nien iu hodh në shpinë kundërshtarit, arbitri iu afrua dhe i tregoi kartonin e verdhë mes të qeshurave të publikut dhe të protagonistëve. Videoja u bë menjëherë virale në rrjetet sociale, ku ndërhyri edhe vetë O’Nien.
Për lojtarin në fjalë, trajneri Tony Mowbray u shpreh: “Është një djalë i jashtëzakonshëm, ka një besim të madh në atë që mund të bëjë. Më tha se mund të luante edhe si sulmues, të shkaktonte kaos dhe të shënonte 15 gola në sezon. Një talent, jemi krenarë që e kemi në skuadër. Një djalosh brilant që mban gjallë ambientin dhe pozitivitetin çdo ditë”. Një gjeni, edhe i ironisë.