Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se bota ishte më e rrezikshme pas vendimit të Rusisë për të pezulluar pjesëmarrjen në traktatin për reduktimin e armëve bërthamore. Ai paralajmëroi se me fjalimin e tij putin tregoi se po përgatitej për më shumë luftë.
“Është presidenti Putin, i cili nisi këtë luftë perandorake të pushtimit. Është Putini i cili vijon të përshkallëzojë konfliktin. Ai mendoi se mund të shkatërronte Ukrainën dhe të na përçante, por nënvlerësoi vendosmërinë e popullit ukrainas për të mbrojtur atdheun, dhe unitetin tonë.
Një vit pas nisjes së luftës nuk shohim asnjë sinjal se Putin po përgatitet për paqe. Përkundrazi ai e bërë të qartë se po përgatitet për më shumë luftë. Më shumë armë bërthamore dhe më pak kontroll tek armët, e bëjnë botën më të rrezikshme. Kjo është arsyeja përse NATO punoi fort për të angazhuar Rusinë në çështje të lidhura me kontrollin e armëve, dhe perse NATO mbështeti traktatin New Start. I bëj thirrje Rusisë sot të rikonsiderojë vendimin për të pezulluar pjesëmarrjen në marrëveshje. Ne duhet të kujtojmë se kjo është një prej ujdive të fundit madhore për armët që kemi në fuqi”, tha Jens Stoltenberg.