Extra “Ajo lojë ka tre luanë të vërtetë…”, Bledi Mane shikon në finalen...

“Ajo lojë ka tre luanë të vërtetë…”, Bledi Mane shikon në finalen e  BBV këta banorë

I ftuar në “Top Albania Radio” nëpërmjet një lidhjeje telefonike ka qenë ish-banori i shtëpisë së “BBV”, Bledi Mane. Ai ka treguar gjithçka rreth vendimit që mori mbrëmjen e djeshme për t’u larguar në këtë pikë të lojës. Por pse e mori gazetari këtë vendim?

“Unë para dy vitesh kam qenë i mbërthyer nga veset, si duhani dhe alkooli dhe shpeshherë limitet e alkoolit më kanë prishur punë madje që nga dokumentat e Anglisë, një pjesë e burgosjes, marrëdhënies me njerëzit dhe aty në shtëpi dy javët e para dhe të fundit që isha tundohesha nga pijet që ishin vërdallë. Në një shtëpi ku nuk ke internet, telefon, televizor, libra dhe ke të njëjtit banorë me të njëjtat debate ti e krijon një lloj varësie me diçka që ta mbash veten më në formë. Kështu që isha në kufirin e fillimit të alkoolit dhe të degjeneroj edhe veten edhe lojën apo të mbetesha me atë shijen e mirë dhe të largohem sepse edhe kushtet e shtëpisë ta impononin një lloj varësie dhe unë e di veten time”.

Pra Bledi këtë veprim e ka bërë për veten e tij në radhë të parë, jo për Kiarën?

“Një nga arsyet është edhe Kiara, por gjithmonë zgjedhimi i foljes fillon nga: unë jam, ti je…

Megjithatë më besoni se Kiara duhet edhe dy javë në atë shtëpi sepse Luizi është treguar agresiv me planin A nëse largohej Kiara dhe planin B nëse largohej Bledi. Kiara është një lloj spirance, një lloj katalizatori sepse Luizi është agresiv, natyrisht nuk e gjykoj dashurinë, por ai e ka Kiarën një jastëk ku mbështet kokën dhe gjen atë paqen që aq shumë duhet në atë shtëpi. Luizi pa Kiarën sonte do të ishte nuk e di ndoshta do të kishte dalë gjysma e banorëve jo vetëm Valbona”.

Përveç kësaj Bledi u ndal edhe tek një nga banorët e shtëpisë, konkretisht Luizi për të cilin u shpreh se:

“Luizi kishte një veti që të vinte me shpatulla mbas murit dhe të grushtonte pa ndalesë edhe nëse arbitri  i frynte bilbilit”.

Pse e lejonin banorët këtë gjë?

“Unë kam qenë një nga njerëzit që nuk kërkoja që të ndërhyja në këto debate sepse gjatë kohës që Luizi bullizonte dhe vajzat, si rasti i Teas, u lemerisa kur i përmendi format, gjoksin, vithet dhe asnjëra nga femrat aty nuk reagoi”.

Ne të gjithë pamë planin A të Bledit mbrëmjen e djeshme, por a kishte gazetari një plan B për lojën e tij nëse do të qëndronte brenda?

“Plani A ishte përçarja e bërthamës. Plani B ishte që unë do të tregohesha i pamëshirshëm me të katërt ata. Do ta filloja me Luizin, i cili pa Kiarën do të bëhej mjaft agresiv dhe jam i sigurtë që ndoshta degradimi do të shkonte edhe me kërcënime reale dhe thashë që kjo lojë kaq e bukur 60 ditë, më mirë po e lë lojën këtu. Thashë më mirë të largohem sesa të agravoj lojën”.

Plani C a do të ishte një histori dashurie me Nitën?

“Faktikisht njerëzit aty brenda votuan për dhëndër Beatin, dhe unë pranova me shumë kënaqësi. Mendova që Beati edhe më i ri në moshë edhe çun i qetë por e pashë që Nita nuk donte nga mënyra si shikonte”.

Kush mendon Bledi se do të arrijë të fitojë “BBV”?

“Ajo lojë ka tre luanë të vërtetë, Maestro, Luizi dhe Olta. Uroj me gjithë shpirt që të tre ti shoh në finale, ndoshta do të kemi surpriza me ndonjë lojtar të ri. Ata të tre kanë energjinë dhe janë karaktere me gjithë mëkatet dhe meritat e tyre. Ata janë tempi i asaj shtëpie, i pafsha në finale, fituesin nuk e di”.