Bota Tragjedi në brigjet italiane, fundoset anija me emigrantë. Mes viktimave edhe fëmijë

Tragjedi në brigjet italiane, fundoset anija me emigrantë. Mes viktimave edhe fëmijë

Një tragjedi tjetër ka ndodhur në brigjet italiane. Një anije me emigrantë është fundosur.

Siç raporton “Repubblica” të paktën 40 persona kanë humbur jetën, mes tyre dhe fëmijë. Trupat e tyre janë nxjerrë në breg të detit nga autoritetet e Portit dhe Guardia Di Finanza, të cilat kanë ndërhyrë për të shpëtuar anijen në vështirësi.

50 emigrantë janë shpëtuar. Sipas asaj që raportohet në anije ndodheshin mbi 100 persona nga Irani, Pakistani dhe Afganistani.

Por numri i lartë i personave në bord dhe deti i ashpër ka bërë që anija të përplaset me një shkëmb disa metra larg bregut të Steccato në Cutro.

Siç thonë mediat, numri i viktimave pritet që të jetë më i lartë pasi ende nuk janë nxjerrë trupa të tjerë të pajetë.