Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka nisur verifikimet për të parë nëse ka patur shkelje nga magjistratët në lidhje me gjykimin ndaj Dan Hutrës, i cili sot vrau tri gra dhe ishte i lirë.
Dan Hutra ka qenë i dënuar për vrasjen e gruas në vitin 2007.
Inspektori i Lartë i Drejtësisë bën të ditur se ka urdhëruar nisjen e verifikimit të rastit për të identifikuar, nëse ka përgjegjësi disiplinore nga ana e magjistratëve.
Dan Hutra vrau sot 3 gra dhe plagosi 3 gra të tjera në 3 raste të ndryshme në Tiranë.