Kryesore Rama sqaron 14 herët që është përmendur në aktakuzën e FBI-së për...

Rama sqaron 14 herët që është përmendur në aktakuzën e FBI-së për takimet me McGonigal

Kryeministri Edi Rama është përmendur 14 herë në dosjen hetimore të ish-zyrtarit të lartë të FBI-së McGonigal. Lidhur me këtë çështje, kryeministri Rama ka deklaruar se të 14 herët ai është përmendur dhe jo akuzuar.

Kryeministri Rama ka pranuar të gjitha ato që thuhen në dosjen hetimore për ish-zyrtarin e lartë të FBI-së, teksa ka thënë se nuk ekziston as krim dhe as kompromentim.

Edi Rama: Përsëritet se kryeministri është përmendur 14 herë në aktakuzë dhe thuhet sikur po flitet për 14 akuza, njëra më e rëndë se tjetra. Aktakuza vetë çfarë thotë në këto 14 herë?

Hera e parë, pika 8, faqja 3: Personi B operonte si këshilltar jo zyrtar i kryeministrit, e vërtetë. Dorian Duçka ishte këshilltar i jashtëm i imi në ato vite. Krimi apo kompromenti në këtë fakt, ku janë?

Pika 22 faqja 6, hera e dytë, në 9 Shtator 2018, McGonigal u takua me personin B dhe kryeministrin. E saktë ku është fakt. Ku është krimi në këtë fakt?

Hera e 3-të: Shumë e vërtetë dhe ky është fakt që ish-shefi i kundërinteligjencës në New York më ka thënë që të jemi të kujdesshëm lidhur me shoqëritë ruse që mund të përdorin dhe të tjerë për të hyrë në sektorin strategjik të naftës.

Hera e 4-ërt: McGonigal u në prezencë të personit B dhe kryeministrit: Edhe kjo është shumë e saktë, çfarë krimi apo kompromenti është marrja apo dhënia e dhuratave simbolike kur bëhen vizita. Drejtori i FBI-së më dhuroi një kapele të FBI-së.

Pika 25, faqja e 7: Fakt, shumë e vërtetë që pas takimit të Shtatorit, kemi pasur një marrëdhënie me shefin e kundërzbulimit të FBI-së. Ku është krimi apo kompromentimi për të mbajtur në marrëdhënie me të?

Hera e 6, pika 28: Përsëri takim, fakt, ai është takuar me mua në Shqipëri. Krimi apo kompromentimi, ku janë këtu? Aktakuza nuk flet për asnjë bisedë, thotë këto që po lexoj unë.

Hera e 7, pika 34, faqja 8: Në Nëntor, përsëri në 20 Nëntor 2017, i akuzuari u takua me kryeministrin e Shqipërisë në Shqipëri. Nuk kam asnjë diskutim që ata e kanë të saktë. Fakti i kompromentimit ku është këtu?

Hera e 8, pika 26: Del tek fakti që një qytetetar amerikan, i regjistruar në SHBA për të lobuar për një parti që nuk është e kryeministrit. Unë e kam mësuar si fakt nga leximi i aktakuzës. Shefi i FBI-së nuk ma ka thënë kurrë dhe as ia kam kërkuar një gjë të tillë, jo se më ka ardhur zor, por se e di mirë kufirin etik mes pozicionit të kryeministrit dhe zyrtarëve të lartë. Ku është këtu kompromentimi apo krimi? Këtu ushqehet përditë një narrativë qesharake mbi mënyrën si funksionojnë shtetet. Sipas tyre, DASH është një byrektore që gjizën e merr nga unë, gjizën nga Sorosi, durtë për furrën, nga personi B nga Tropoja. Këta janë ata që e kanë qeverisur Shqipërinë. Si mund të imagjinojë njeriu fuqinë e SHBA si një byrektore si ato që u ndërtuan pa leje ku mund të hyje dhe të vulosje hipoteka fallso, të spiunojë dikë që t’i zije vendin apo të bëj shokë për të rrahur njerëz rrugës. Ja se si mund të imagjinojë se kur vjen tek Lana e demokracisë, tek Lana e marrëzisë do të mbytesh, të zezat e tua janë të të gjithëve. Duke u përpjekur të vësh litar në qafën e tyre, një i mbytur që të mbyt, kërkon të bëjë revolucion.

Hera e 9-të, pika 37: McGonigal u takua në New York me kryeministrin, hëngri darkë më mua në New York City dhe më ka ftuar ai në darkë dhe jo mua atë, në Shqipëri e ftoja unë atë.

Hera e 10, pika 39: Mbrojtja e të akuzuarit dështoi të provojë se i akuzuari i ka raportuar takimet dhe udhëtimet, këtu flitet për të akuzuarin që nuk ka bërë detyrën e tij, ku hyn këtu krimi dhe kompromentimi im se i raportoi apo jo ai i qendrës.

Pika 40, faqja 9: Këtu bëhet fjalë për informacioni që aktakuza thotë se personi A ka marrë nga zyra ime lidhur me skandalin e financimit rus të PD. Koha përkon me datën pasi skandali kishte dalë nga mediat. Unë dhe zyra ime nuk kishim asgjë tjetër lidhur me këtë përveç informacioneve të dala në media. Po t’i kishim pse nuk do i nxirrnim, apo për të mbrojtur Lulin dhe tutorin e Lulit? Po të kisha pasur çfarëdo informacioni për faktin se rusët financuan opozitën më të madhe, do ia kisha përcjellë kujtdo që do të mundja. Problem do të ishte e kundërta nëse unë do të kisha informacion që jepnin para për birra në çadra nën zyrën time për të rrëzuar qeverinë. Dëgjova se ai artisti Lulzimi ishte zgjuar dhe kishte bërtitur dhe kishte thënë se doli e vërteta, cila e vërtetë doli? Rusët a i kam shpikur unë. CIA ka publikuar në raportin e saj se PD së bashku me parti në rajon financohen me para ruse për të destabilizuar. Kjo është e vërteta që doli sipas jush? Apo edhe rusin që e ka emrin e shënuar dhe në regjistër si i paguar, ai e ka deklaruar vetë, i kam paguar për të financuar PD. E shpika unë?

Hera e 12. Pika 43, faqja 10. Në 4 Mars 2018, McGonigal darkoi në Uashington me Person A, Kryeministrin e Shqipërisë dhe ish-agjentin special të FBI-së po punonin. Po, shumë e saktë. Tani ku është krimi këtu?

Hera e 13 pika 58. Pjesa ku përmenden unë që i pandehuri McGonigal është takuar me Kryeministrin e Shqipërisë dhe politikan kosovar. Po jam takuar, nuk e di kush është politikani kosovar. Por përsëri thuhet se bëhet fjalë për takim, takim, darkë, po patjetër. Mund ta kisha takuar dhe më shumë se 4. Ky është krimi? Hera e14 dhe e fundit. Vjen te fjalia që i pandehuri McGonigal ka udhëtuar në Shqipëri. Po e kam takuar, ka ardhur që Shqipëri dhe e kam takuar. Në të 14 herët u takua. Përtej këtyre takimeve që kanë ndodhur, ku asgjë e hatashme, asgjë e qortueshme, as ka ndodhur as shkruhet në akt-akuzë, në të 14 këto herë kaq të famshme të përsëritjes së emrit tim akt-akuza nuk thotë asgjë, zero, as për mua as për qeverinë shqiptare apo për këdo tjetër, as për shtetin shqiptar. Si i bëhet tani? Këtu i bëhet kështu. Këtu tani rrugët ndahen më shumë dhe më qartë se asnjëherë tjetër. Unë në punët e mia Kryeministër i Shqipërisë.