Aktualitet E zë kamioni poshtë teksa po e riparonte, vdes 53-vjeçari në Sarandë

E zë kamioni poshtë teksa po e riparonte, vdes 53-vjeçari në Sarandë

Një 53-vjeçar ka vdekur mesditën e sotme pasi e ka zënë poshtë kamioni që po riparonte. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen nr.3 të qytetit, ku sipas policisë, 53-vjeçari V.S. kishte ndaluar mjetin e tij për ta riparuar në një rrugë të pjerrët.

Por fatkeqësisht gjatë punës, mjeti është përmbysur dhe e ka zënë poshtë viktimën, duke e lënë të vdekur në vend. Ndërkohë, policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

“Sot, rreth orës 15:05, në lagjen nr. 3, Sarandë, shtetasi V. S., 53 vjeç, dyshohet ka ndaluar mjetin tip kamion, në rrugë të pjerrët, për të bërë një riparim, dhe gjatë punës dyshohet se aksidentalisht mjeti është përmbysur dhe ka zënë poshtë shtetasin V. S., i cili si pasojë ka humbur jetën. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”, njofton Policia e Sarandës.