Bota Ekzekutimi i dy shqiptarëve në Shkup, autorët hynë në lokal të maskuar...

Ekzekutimi i dy shqiptarëve në Shkup, autorët hynë në lokal të maskuar me të zeza

Dy shqiptarë u ekzekutuan mbrëmjen e djeshme në një atentat të mirëorganizuar në lagjen “Çarshi e vjetër” të Shkupit.

Viktimat janë identifikuar si Jeton Krivanjeva dhe Enis Iseni.

Policia lokale njoftoi se autorët kanë qenë 5 persona, të veshur me të zeza dhe me maska në fytyrë.

Ata kanë hapur zjarr ndaj 2 shqiptarëve që sipas burimeve janë emra të njohur për policinë për shkak të precedentëve të mëparshëm kriminalë.

Ditën e sotme, në dalje të Shkupit është gjetur e djegur makina me të cilët dyshohet se u larguan autorët.